Vjosa Osmani ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit

  • A.P /
  • 06 March 2026 - 08:52
Vjosa Osmani ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Përfaqësuesit mbrëmë vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje. Ka qenë krejt e evitueshme. Në përputhje me Kushtetutën kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”.

E enjtja e 5 marsit ishte afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet t’i niste procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.

(Kosova Sot Online)