Pesë veta arrestohen pasi u përleshen mes vete
Pesë persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi u përleshen mes vete pas një mosmarrëveshje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për ngjarjen që ndodhi pasdite në rrugën “Luan Haradinaj”, policia tha se si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Pas tretmanit mjekësor, pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)
