Arrestohet një person në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 07 March 2026 - 14:45
Arrestohet një person në Fushë Kosovë

Një i dyshuar me inicialet L.M. është arrestuar pas policia e kishte kapur në trafikim me lëndë narkotike (marihuanë), 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Dje, më 06.03.2026, pas grumbullimit të të dhënave të mjaftueshme, është hartuar një plan taktik dhe rreth orës 21:00, pasi është lokalizuar një veturë në të cilën dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike, e njëjta është ndaluar për kontroll. Në vetura janë gjetur gjashtë paketime, dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 8.1 gramë”.

Në vazhdimësi të operacionit, policia tha se është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari kryesor L.M.,  dhe gjatë kontrollit i janë gjetur para (295 euro),  që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është kontrolluar banesa e të dyshuarit në F. Kosovë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 537.7 gramë substanca që dyshohen të jenë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”.

(Kosova Sot Online)