Vjosa Osmani tregon a do të kthehet sërish në LDK
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur se a do të rikthehet në LDK pas 4 prillit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo tha se do të bëjë atë që është interesi më i madh i Republikës së Kosovës.
“Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Republikës së Kosovës, kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme”, ka thënë Osmani.
Osmani tha se Presidencën si institucion të fortë e ka ndërtuar Ibrahim Rugova, dhe të tillë do ta lë më 4 prill.
(Kosova Sot Online)
