Arrestohet në Gjermani serbi i shumëkërkuar
Një shtetas serb u arrestua në qytetin gjerman Ratingen me dyshimin për pjesëmarrje në kontrabandën e organizuar të 12 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut, vlera e së cilës vlerësohet në rreth 100 milionë euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
I arrestuari dyshohet se është kreu i një grupi të krimit të organizuar dhe është një nga bosët më të fuqishëm të drogës , me origjinë nga Serbia – raportojnë mediat gjermane.
Sipas zyrës së prokurorit publik në Düsseldorf, hetuesit deshifruan të ashtuquajturat biseda kripto, ose mesazhe nga një aplikacion komunikimi i mbrojtur i kriminelëve të dyshuar.
Identitetet e katër të dyshuarve mbeten të panjohura për hetuesit. Mallra luksoze me vlerë 800,000 euro iu sekuestruan burrit të arrestuar, përfshirë dy Lamborghini dhe piktura – shkruajnë mediat lokale, duke shtuar se dyshohet se vila në Ratingen nuk ishte objektivi i vetëm i kontrollit.
(Kosova Sot Online)
