Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje
Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës thonë se situata e tensionuar në rajonin e Lindjes së Mesme dhe ngushtica e Hormuzit ndikojnë në tregjet globale, duke reflektuar edhe në çmimet lokale.
Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Çmimet që sot sillen përafërsisht në Kosovë janë: dizeli prej 1.40 euro deri në 1.60 euro, kurse benzina prej 1.27 euro deri në 1.39 euro.
(Kosova Sot Online)
