Maqedonci: Objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO

  • A.P /
  • 10 March 2026 - 14:05
Maqedonci: Objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, që FSK të jap kontribut për paqen dhe stabilitetin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai kështu është shprehur në takimin që ka zhvilluar me Blanca Hereza U.D- Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s.

“Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Maqedonci 

(Kosova Sot Online)