Haradinaj: Moszgjedhja e presidentit nga Kuvendi në afatin kushtetues është 'bardh e zi'
Ish – kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se se dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues është një situatë e qartë juridike.
Sipas tij, Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet deri në 30 ditë para skadimit të mandatit aktual, ndërsa mungesa e këtij veprimi nga Kuvendi përbën një problem të qartë institucional.
“Mosafësia e këtij parlamenti me zgjedh presidentin deri në 30 ditë para skadimit të mandatit aktual është bardh e zi”, deklaroi Haradinaj.
Ai tha se nëse presidentja nuk do të kishte ndërmarrë veprimet e saj përmes dekretit, atëherë çështja do të mund të përfundonte në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës.
(Kosova Sot Online)
