Haziri: LDK është familja politike më e sigurt

  • A.P /
  • 12 March 2026 - 07:45
Haziri: LDK është familja politike më e sigurt

Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK mbetet “familja politike më e sigurt”, që mban fjalën dhe kujdeset për anëtarët dhe besimtarët e saj politikë.

Haziri shtoi se Vjosa Osmani, po mendon përpara dhe përgatitet për mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.

Deklarata vjen ndërkohë që spekulimet për rikthimin e Osmanit në LDK janë rritur pasi më 4 prill pëfundon mandatin e saj presidencial.

“LDK është familja politike më e sigurt, mban fjalën dhe kujdeset për besimtarët politikë të saj! Vjosa Osmani është Presidente në detyrë dhe po sheh përpara në mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare. Se cila është rruga për këto zgjedhje është vetëm vendimi i saj”, tha Haziri.

(Kosova Sot Online)