Begaj dekreton ambasadorët në Katar dhe NATO

  • A.P /
  • 12 March 2026 - 14:05
Begaj dekreton ambasadorët në Katar dhe NATO

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 138, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e Jeta Kreka në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 139, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO, rezident.

(Kosova Sot Online)