Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në Jarinje është bllokuar nga disa serbë

  • A.P /
  • 14 March 2026 - 17:32
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në Jarinje është bllokuar nga disa serbë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është bllokuar nga protesta e disa qytetarëve serbë.

Sipas fotografive, policia serbe ka krijuar një korridor në afërsi të protestuesve.

Siç ishte njoftuar, pjesëmarrësit në protestë ishin mbledhur në parkun e qytetit në Rashkë nga ora 12:00 deri në orën 12:30.

Pas tubimit, ata kanë ecur drejt vendkalimit në Jarinje dhe folësit do t’i drejtohen publikut nga ora 17:00 deri në orën 17:30.Protesta po mbahet lidhur me zbatimin e  Ligjit për të Huajt në Kosovë.

(Kosova Sot Online)