Ky është parashikimi i motit për ditën e pranverës

  • A.P /
  • 21 March 2026 - 07:26
Ky është parashikimi i motit për ditën e pranverës

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat parashikohet të sjellin mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësira të shpeshta gjatë gjithë paradites, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore–veriperëndimore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë, nuk priten reshje. 

Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të largohen gradualisht, duke risjellë motin e kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 1 deri në 7 °C

(Kosova Sot Online)