Zhduket motoçikleta e parkuar pranë një marketi

  • A.P /
  • 21 March 2026 - 11:45
 Zhduket motoçikleta e parkuar pranë një marketi

Një rast i vjedhjes së një motoçiklete është raportuar në Prishtinë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e pronës private në zonat urbane.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, ku ankuesi A.H., kishte parkuar motoçikletën e tij të tipit NAS Mustang më datë 19 mars 2026, rreth orës 21:00, pranë marketit “Super Viva 24”.

Sipas deklarimit të tij, më 20 mars 2026, rreth orës 12:00, ai ka vërejtur se motoçikleta nuk ndodhej më në vendin ku e kishte lënë, duke dyshuar se e njëjta është vjedhur nga persona të panjohur.

Rasti është raportuar në polici dhe hetimet janë duke u zhvilluar për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjetit të vjedhur.

(Kosova Sot Online)