Gjendet i mituri i raportuar si i zhdukur

  • A.P /
  • 21 March 2026 - 13:45
Gjendet i mituri i raportuar si i zhdukur

Një rast i raportuar si zhdukje e një të mituri në Gjakovë ka marrë epilog pozitiv pas ndërhyrjes së policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “UÇK”, ku rreth orës 00:30, gjatë patrullimit rutinë, zyrtarët policorë kanë vërejtur një të mitur të ulur në një karrige jashtë marketit “Viva Fresh Store”.

Bëhet fjalë për T.A., i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët. Pas identifikimit, i mituri është shoqëruar në Stacionin Policor dhe menjëherë është njoftuar kujdestari i tij.

Sipas deklarimit të tij, gjatë kohës që ishte raportuar si i zhdukur, ai kishte qëndruar te daja i tij në fshatin Lozicë të Malishevës.

I mituri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i është dorëzuar kujdestarit të tij (axhës), ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

(Kosova Sot Online)