Aksident me fatalitet, dy të vdekur e një i lënduar rëndë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në aksin Vlorë–Kotë në Shqipëri.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se drejtuesit e dy automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkaq, një person i tretë raportohet të ketë mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rastin.
(Kosova Sot Online)
