Aksion policor: Tre të arrestuar pas një hetimi disa mujor

  • A.P /
  • 24 March 2026 - 10:05
Aksion policor: Tre të arrestuar pas një hetimi disa mujor

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre persona, kjo pas një hetimi disa mujor.

Sipas raportit policor gjatë kontrollit në tri lokacione të ndara janë gjetur dhe konfiskuar: sasi e substancës e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 3 armë zjarri, 1 pushkë gjuetie, fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)