Grabitet një person brenda tualetit të stacionit
Një rast tejet alarmant i grabitjes është shënuar në stacionin e autobusëve në Mitrovicë të Veriut, ku një i moshuar është sulmuar dhe grabitur brenda tualetit të këtij objekti publik.
Ngjarja ka ndodhur më 24 mars rreth orës 11:30, derisa viktima, M.T.,, rreth 71-vjeçar, ishte duke i larë duart.
Sipas deklarimit të tij, një person i panjohur i është afruar papritur, e ka kapur fizikisht dhe i ka futur duart në xhepa, duke i marrë rreth 400 euro dhe 8000 dinarë, e më pas është larguar me shpejtësi.
Rasti është paraqitur në Polici rreth orës 13:00, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në hapësirat publike, sidomos kur sulmi ndodh ndaj një të moshuari dhe në ambiente të mbyllura si tualetet publike.
Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
(Kosova Sot Online)
