Dy persona ndalohen në Leposaviq
Dy persona janë ndaluar nga Policia në Sharpelj të Leposaviqit nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.
Rasti, sipas raportit policor, ka ndodhur gjatë pasdites së 22 marsit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.
Rasti i regjistruar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”, shkon në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)
