Vdes në një aksident në Gjermani 29 vjeçari shqiptar

  • A.P /
  • 25 March 2026 - 13:15
Vdes në një aksident në Gjermani 29 vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik në Gjermani i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar.

Viktima, me inicialet F.L., ishte me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës. Ai humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Esslingen.

Sipas konfirmimeve nga autoritetet e sigurisë dhe shërbimet shëndetësore gjermane, 29-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

I riu shqiptar la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

Vlen të theksohet se rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet përkatëse në Gjermani po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit

(Kosova Sot Online)