Parashikimi i motit për sot
Ditën e enjte në Kosovë parashikohet mot me vranësira e periudha me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përgjatë pasdites dhe mbrëmjes priten reshje shiu, ndërsa në viset malore borë.
Do të fryjë erë mesatarisht e fortë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 7°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 15°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
