ATK ia mbyll lokalin për borxhe, pronari vazhdon punën

  • A.P /
  • 27 March 2026 - 10:00
ATK ia mbyll lokalin për borxhe, pronari vazhdon punën

Një rast i pazakontë është shënuar në Gjakovë, ku një biznes është mbyllur nga Administrata Tatimore e Kosovës për shkak të mos pagesës së detyrimeve, por pronari ka vendosur të veprojë në kundërshtim me vendimin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Behi Dashi”, ku ATK kishte vendosur masa mbylljeje ndaj një lokali të metalpunimit.

Megjithatë, sipas informacioneve, pronari i biznesit ka hequr vulat e vendosura nga autoritetet dhe ka rifilluar aktivitetin e punës.

Pas këtij veprimi, rasti është iniciuar si rast penal dhe pritet të trajtohet nga organet kompetente.

(Kosova Sot Online)