Trump zgjat afatin për sulmin ndaj termocentraleve

  • A.P /
  • 27 March 2026 - 15:00
Trump zgjat afatin për sulmin ndaj termocentraleve

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se po shtyn afatin për Iranin për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, përndryshe do të përballet me sulme ndaj infrastrukturës energjetike.

Ky vendim vjen pasi Irani refuzoi një propozim 15-pikësh të SHBA-së për të ndalur konfliktin në rajon.

Konflikti, që ka përfshirë sulme të SHBA-së dhe Izraelit që nga 28 shkurti, është përhapur në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar mijëra vdekje dhe rritur çmimet globale të energjisë dhe plehrave.

 Trump deklaroi në rrjetin social se sulmet e kërcënuara ndaj objekteve energjetike iraniane do të ndalen deri më 7 prill (ora 00:00 GMT), ndërsa bisedimet vazhdojnë.

(Kosova Sot Online)