Bozdo: Edi Rama e ka tretur Beratin

  • A.P /
  • 28 March 2026 - 13:00
Bozdo: Edi Rama e ka tretur Beratin

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit, deputeti Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës, se gjoja Berati është qyteti ku ka pasur më shumë kthime.

Në analizën e tij, Bozdo shkruan se, në qarkun e Beratit, brenda 10 vitesh janë larguar 22.6% e banorëve të kësaj zone, sepse Rama e ka tretur Beratin.

Reagimi i deputetit Eno Bozdo:

Dëgjoni mashtrimet e kryeministrit sot, ndërsa përpiqet tu mbushë mendjen se në fakt, qytetet dhe fshatrat e qarkut jo vetëm që nuk po zbrazen por po ripopullohen nga kthimet e emigrantëve.

Ju e dini mirë të vërtetën. Ju e dini se në qytete s'ka më rini, se familjet po ikin, se në fshat jo vetëm s'ka më rini, por as edhe fermerë!

Shkaktar i vërtetë i kësaj tragjedie është një dhe vetëm një: Edi Rama dhe keqqeverisja e tij!

Në 12 vite ai e ka tretur Beratin dhe gjithë Shqipërinë!  E ka bërë jetën tuaj të pamundur! Ju përzuri fëmijët e tani do tju mbushë mendjen me propagandë se sa mirë është të jetosh këtu!

Sepse në Shqipëri sot ka vend për Belindat e tij, por për ju dhe familjet tuaja nuk ka vend!

Lexoni më poshtë të dhënat reale nga INSTAT:

‘..Duke kombinuar të dhënat e disponueshme nga INSTAT dhe burime të tjera zyrtare, ja tabela e popullsisë faktike të Qarkut Berat, vit pas viti:

Popullsia Faktike e Qarkut Berat (2013–2024)

*Burimi: INSTAT – Përllogaritjet vjetore të popullsisë banuese më 1 Janar*

| Viti | Popullsia (banorë) | Ndryshimi vjetor |

|------|-------------------|-----------------|

| 2013 | ~143,900 | — |

| 2014 | ~141,500 | ↓ ~-2,400 |

| 2015 | ~139,500 | ↓ ~-2,000 |

| 2016 | ~137,000 | ↓ ~-2,500 |

| 2017 | ~135,000 | ↓ ~-2,000 |

| 2018 | ~132,000 | ↓ ~-3,000 |

| 2019 | ~130,000 | ↓ ~-2,000 |

| 2020 | ~127,000 | ↓ ~-3,000 |

| 2021 | ~124,000 | ↓ ~-3,000 |

| 2022 | ~120,000 | ↓ ~-4,000 |

| 2023 | ~111,400 | ↓ ~-8,600 |

| 2024 | ~107,000 (est.) | ↓ ~-4,000 |

---

**Shënime të rëndësishme:**

Shifrat e viteve 2013–2022 janë të marra nga raportet vjetore të INSTAT për popullsinë banuese. Në vitin 2023, Qarku i Beratit regjistroi afro 111,400 banorë, nga 143,900 që ishin në vitin 2013 [SCANTV](https://scantv.al/urbanizimi-te-gjithe-dynden-drejt...) — një rënie prej rreth 22.6% për këtë periudhë dhjetëvjeçare.

Ndër qarqet me rënien më të madhe të popullsisë në vitin 2022 ishte Berati me -3.1%, menjëherë pas Gjirokastrës (-3.6%) [Shqiptarja.com](https://shqiptarja.com/.../raporti-i-instat-popullsia-ra...) , dhe në vitin 2021 Berati pati rënie -3.7% [Dukagjini](https://www.dukagjini.com/popullsia-e-shqiperise-ne-tkurrje/) ...’


(Kosova Sot Online)