Detaje nga shembja e rrugës që alarmoi Prishtinën

  • A.P /
  • 30 March 2026 - 08:30
Detaje nga shembja e rrugës që alarmoi Prishtinën

Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka folur për shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.

Ai përsëriti se shkaku i shembjes së tokës do të kuptohet nga hetimet e organeve kompetente, transmeton Klankosova.

Sikur mbrëmë, kur kryetari Përparim Rama e bëri të ditur se disa inspektorë janë pezulluar, njësoj edhe sot tha edhe Fushtica.

“Inspektorët u pezulluan për shkak të hetimit, që të shikohet nëse realisht ka pasur lëshim në monitorim të punës së mbikëqyrjes së këtyre inspektorëve gjatë punimeve”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)