Policia gjen armë e uniforma në një shtëpi
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në një shtëpi të pabanuar ka gjetur dhe konfiskuar armë, dy uniforma, një karikator të zbrazët dhe tri gëzhoja.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është nën hetime.
Fsh. Prelez, Zubin Potok / 29.03.2026-15:50. Policia gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar ka gjetur dhe konfiskuar : një armë pistoletë, dy uniforma, një karikator të zbrazët të AK-së-47 , tri gëzhoja dhe disa dokumente tjera. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.
(Kosova Sot Online)
