Vuçiç: Ja pse unë e mbështes plotësisht Zoran Milanoviqin

  • A.P /
  • 31 March 2026 - 08:41
Vuçiç: Ja pse unë e mbështes plotësisht Zoran Milanoviqin

Aleksandar Vuciq zgjodhi të përgjigjet me tone përçmuese dhe retorikë të ashpër ndaj Kroacisë, pas vendimit për anulimin e samitit të Procesit Brdo-Brijuni.

Vendimi i Zoran Milanovi\q erdhi pas deklaratave të fundit të Vuçiqit, të cilat, sipas Zagrebit zyrtar, janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit rajonal dhe rrezikojnë stabilitetin.

Menjëherë pas këtij njoftimi, Vuçiqi deklaroi se e mbështet anulimin e samitit, duke përdorur një gjuhë ironike dhe distancuese ndaj ngjarjes.

“Sa i përket pranisë sime në Ishujt Brijuni, unë e mbështes plotësisht Zoran Milanoviqin. Ai ka absolutisht të drejtë, unë nuk i përkas atje. Si President i Serbisë, gjithmonë kam dashur të shkoj dhe të vendos një lule në Jasenovac dhe kjo ka qenë gjithmonë pakrahasueshëm më e rëndësishme për mua”, ka deklaruar Vuçiqi.

Ai shtoi se pjesëmarrja e tij në Brijuni do të kishte qenë vetëm në kuadër të detyrimeve zyrtare, duke theksuar se mbetet i hapur për dialog, por pa pranuar, sipas tij, “diktim” nga liderë të tjerë rajonalë.

Dje, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka anuluar samitin e shefave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Kroacinë dhe Slloveninë që është dashur të zhvillohej në muajin maj në ishullin kroat Brijoni.

Milanoviq si arsyetim për anulimin e samitin e ka përmendur mosekzistimin e kushteve që në atë takim të ftohet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të deklaratave të tij kohëve të fundit.

“Prononcimet politike dhe veprimet e ditëve dhe javëve fundit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq janë në kundërshtim të plotë me qëllimet e Procesit Brdo-Brijoni, ato i dëmtojnë raportet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore. Presidenti Milanoviq është i mendimit se në rrethanat e tilla nuk ekzistojnë kushtet dhe nuk është e mundshme ardhja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kroaci”, citon “Jutarnji list” njoftimin nga zyra e Presidentit të Republikës së Kroacisë.

Nisma Brdo-Brojoni është një forum i përbashkët i iniciuar nga dy vendet e BE-së, Kroacia dhe Sllovenia, për t’i ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në BE. Integrimin e rajonit në BE edhe Kroacia edhe Sllovenia e kanë identifikuar si interes të tyre strategjik.

Përveç nismës Brdo-Brijoni, që është në nivel të presidentëve të shteteve, Sllovenia dhe Kroacia kanë pasur një nismë tjetër në nivel të kryeministrave atë të “Procesit të Brdos”. Por, “Procesi i Brdos” është shkrirë tashmë në Procesin e Berlinit të iniciuar nga Gjermania dhe Austria, së bashku me Kroacinë dhe Slloveninë ku marrin pjesë edhe vende tjera të BE-së.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe mediat e tija së fundi kanë nisur një fushatë luftënxitëse kundër Kroacisë, duke akuzuar këtë shtet se qëndron prapa tentimeve për revolucion dhe shembje të pushtetit në Serbi, dhe se së bashku me Shqipërinë dhe Kosovën, Kroacia po planifikon ta sulmojë Serbinë.

Për shumë vite Kroacia nuk e ka ftuar për vizitë presidentin e Serbisë, Vuçiq dhe nuk i ka dhënë leje as për vizitë private. Vetëm një herë Vuçiq mori pjesë në një samit në Dubrovnik, por ai takim ishte në kuadër të konferencës për ndihmë Ukrainës.   

(Kosova Sot Online)