Berisha: Rama bëhet dëshmitar i rremë i pasurive të Mirlindës
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, lideri Sali Berisha u shpreh se Rama është bërë dëshmitar i rremë i pasurive të Mirlindës së AKSHI-t..
'Se Mirlinda e AKSHI-t ka qenë thjesht një zbatuese për arsye se AKSHI-n, de facto e ka drejtuar Linda e Surrelit, Ergys Agasi dhe baxhanaku i Edi Ramës, Frangu', është shprehur Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Ndërkohë ju e dëgjuat se Edi Rama sillet nga Linda tek Belinda, nga Belinda tek Linda.
Kjo është e vërteta.
Tani, ky dëshmitar i rremë u tha shqiptarëve se Mirlinda e AKSHI-t, e gjora që na banonte në një shtëpi me qira. Kaq e gjorë ishte.
Dëshmi absolute të besueshme të njerëzve bashkëpunëtorëve më të ngushtë të saj, të atij që e ka marrë shofer dhe e ka bërë zëvendësdrejtor të përgjithshëm, del se zonja ka dy vila në Palasë dhe një vilë në Qerret dhe apartamente në Tiranë.
Çështja shtrohet, a thirret në SKAP ky dëshmitar i rremë që mashtron shqiptarët dhe u thotë se ajo është kaq e varfër sa banon me qira?
Natyrisht ai nuk pranon të shkojë, por shqiptarët duhet ta dinë.
Dhe tani pse Edi Rama detyrohet të bëhet dëshmitar i rremë i pasurive të Mirlindës?
Një njeri mizogjen dhe brutal, çfarë e shtyn atë të bëhet avokat i Mirlindës?
Atë e shtyn fakti se Linda e vërtetë e AKSHI-t është Linda e Surrelit.
Këtu është i gjithë problemi.
Kjo është absolutisht e vërteta.
Se Mirlinda e AKSHI-t ka qenë thjesht një zbatuese për arsye se AKSHI-n, de facto e ka drejtuar Linda e Surrelit, Ergys Agasi dhe baxhanaku i Edi Ramës, Frangu.
Pra, rezulton se edhe kjo mbrojtje që i bën Edi Rama, Mirlindës së AKSHI-t, është për interesa strikt familjare.
Dhe kemi të bëjmë me një përpjekje tjetër për të groposur një çështje, e cila jo në përmasa financiare, por në përmasa tërësore, financiare, ligjore, mafioze, tejkalon çdo aferë tjetër të këtij vendi dhe ndonjë vendi tjetër.
Megjithatë, deri tani, dosja është turshi.
Ergys Agasi është i lirë.
Qytetari dixhital thotë se shkon edhe në Surrel.
(Kosova Sot Online)
