Osmani: Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar një pritje falënderuese në përmbyllje të mandatit të saj, ku morën pjesë figura të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të vendeve të Quint-it, përfshirë ambasadorë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe ministra, deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, e cila shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionin e presidencës.
Në një reagim të Zyrës së BE-së, u theksua se Palatova e falënderoi Osmanin për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë viteve të mandatit, duke e vlerësuar këtë periudhë si të rëndësishme për raportet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ajo ritheksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës, duke mbështetur proceset kyçe dhe rrugën drejt integrimit evropian.
(Kosova Sot Online)
