Tahiri për Osmanin: Po e përfundon mandatin me ‘plot suksese’

  • A.P /
  • 04 April 2026 - 09:45
Tahiri për Osmanin: Po e përfundon mandatin me ‘plot suksese’

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se Osmani po e përfundon mandatin me ‘’plot suksese në politikën e jashtme’’.

Tahiri, po ashtu ka thënë se Osmani ka lënë trashëgimi të pasur politike në Presidencë.

Postimi:

Presidentja Vjosa Osmani po përfundon mandatin e saj 5 vjeçar në shërbim të Republikës, plot suksese si në politikën e jashtme por edhe duke lënë trashëgimi të pasur politike në Presidencë. Mbrëmë isha i nderuar të jem i ftuar në pritjen e organizuar nga Presidentja Osmani ku takova miq të mirë me të cilët punova në vitet 2006-2016 në ZPRK!

Kjo nuk është lamutumirë, por shihemi në sfidën e radhës!

(Kosova Sot Online)