Perparim Rama del me njoftim

  • A.P /
  • 04 April 2026 - 13:16
Perparim Rama del me njoftim

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se në lagjen Mati 1 në Prishtinë po kryhet pastrimi i mbeturinave në një pjesë të kësaj lagjeje.

Rama ka kërkuar nga qytetarët që të shfrytëzojnë kontejnerët për hedhjen e mbeturinave dhe që të kujdesen për pastërtinë dhe rendin publik.

“Po kryhet pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore në MAT-1.

Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar, në mënyrë që të ruhet pastërtia dhe rendi publik”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)