Dy persona nën hetim për armë pa leje
Një rast i armëmbajtjes pa leje është zbuluar në Gjakovë, ku dy persona janë përfshirë në hetime pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armëve.
Ngjarja ka ndodhur më 03.04.2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Katerina Jospi” në Doblibare, ku fillimisht është siguruar një informatë që shfaqte një nga të dyshuarit me armë në duar.
Bëhet fjalë për Arben Gjoni, i cili dyshohet se është parë me dy pistoleta. Ai ka deklaruar se armët kanë qenë sinjalizuese (me gaz) dhe se fotografitë janë realizuar vite më parë. Sipas tij, armët i kishte blerë në Pejë nga një person i panjohur dhe më pas i kishte hedhur pasi nuk ishin funksionale.
Ndërsa i dyshuari tjetër, Nue Gjoni, ka deklaruar se armën e posedonte që nga paslufta dhe se kishte leje për të, por që e njëjta kishte skaduar që nga viti 2012. Ai ka pretenduar se nuk kishte qenë në dijeni se leja duhej të rinovohej.
Pas intervistimit në stacion policor, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
(Kosova Sot Online)
