Një çift bashkëshortor kanë sulmuar njëri-tjetrin pas një aksidenti
Policia e Kosovës njofton se një çift bashkëshortor kanë sulmuar njëri-tjetrin në Prishtinë pas një aksidenti në garazhin e banesës.
Të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor më pas.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 05.04.2026-23:10. Raportohet se pas një aksidenti në garazhin e banesës çifti bashkëshortor të dyshuarit kosovar kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)
