Zbulohet vendndodhja e liderit suprem të Iranit
Gazeta “The Times” raporton se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se i njëjti është duke marrë trajtim mjekësor në qytetin e Qom-it.
Sipas kësaj gazete, Mojtaba Khamenei është “pa ndjenja”.
“Mojtaba Khamenei po trajtohet në Qom në një gjendje të rëndë, i paaftë të përfshihet në ndonjë vendimmarrje nga regjimi”, thuhet në një memo diplomatike të bazuar në inteligjencën amerikano-izraelite dhe të ndarë me aleatët e tyre.
Këto informacione dalin nga një memo diplomatike që zbulon vendndodhjen e Mojtaba Khameneit, i cili është plagousr në sulmin amerikano-izraelit që vrau babain e tij.
(Kosova Sot Online)
