Zgjedhja e presidentit do të ishte lajm i mirë
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit të ri të vendit do të ‘’ishte lajm i mirë’’, dhe se, një marrëveshje për këtë çështje do të kuptonte ‘’veprim të pjekur politik nga partitë’’.
Ramadani, ka kërkuar nga krerët e partive që të mos i ndalin takimet për presidentin deri sa të arrihet marrëveshja.
Postimi:
Zgjedhja e Presidentit do të ishte lajm i mirë.
Një marrëveshje për Presidentin e ri do të shënonte veprim të pjekur politik nga partitë parlamentare dhe lidershipi i tyre. Jam i bindur se kjo do t’i mundësonte Kosovës kornizë të stabilitetit dhe, rrjedhimisht, qartësi të viteve përpara.
Mos i ndalni takimet deri kur të arrihet marrëveshja. Pasi ato kanë rifilluar, e mendoj të rëndësishme që të përmbyllen me rezultat.
E kundërta do të shënjonte papjekuri!
(Kosova Sot Online)
