Berisha: Edi Rama veriun e konsideron zonë armike

  • A.P /
  • 07 April 2026 - 14:45
Berisha: Edi Rama veriun e konsideron zonë armike

Kryetari i PD-së denoncoi diskriminimin që kryeministri Edi Rama i bën veriut.

 ‘Edi Rama e urren veriun sa Enver Hoxha dhe e konsideron zonë armike, por Edi Rama e ndëshkon në rrafshin ekonomik më shumë se ai’ tha Sali Berisha sot gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online.

‘Edi Rama paketat e maleve i jep në Maminas, i jep në fshatrat që janë gjithsej 30-60 metra mbi nivelin e detit. Ndërsa rrafshnaltat e maleve të Kukësit, injorohen sikur nuk janë. Kukësi ka potenciale të tjera shumë të mëdha të cilat ne do të bëjmë gjithçka që ti kthejmë në të mira për qytetarët shqiptarë’ shtoi ai.

Pjese nga bashkebisedimi

Adelina Dragjoshi: Përshëndetje doktor. Duke qenë se vij nga Kukësi, doja të ju pyesja, a mendoni se kjo zonë është lënë pas dore që pas vitit 2013 dhe sipas jush a meriton Kukësi më shumë vëmendje dhe përfshirje në zhvillim në vend që të ndihet i anashkaluar.

 Sali Berisha: Kukësi, por i gjithë veriu në këto 13 vite është diskriminuar më shumë se kurrë në historinë e tij. Edhe Enver Hoxha i cili e konsideronte zonë jo të tij, veriun. I cili gjer nga fundi i viteve ’60 aplikonte një diskriminim absolut të nxënësve nga veriu në shkollat e larta.

Por një shkallë të tillë diskriminimi ekonomik nuk ja ka bërë, që ja bën Edi Rama.

Pra, Edi Rama e urren veriun sa Enver Hoxha dhe e konsideron zonë armike, por Edi Rama e ndëshkon në rrafshin ekonomik më shumë se ai.

Po të marrësh investimet që janë bërë nga kjo qeveri nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë, përjashto disa projekte që ishin në vazhdim tonat, ato nuk janë të barabarta as me tenderat që ka fituar nga fondet publike, motra e Tërmet Peçit.

Kjo është e vërteta. Ndaj sigurisht PD qëndron e vendosur në investimet në të gjithë vendin, në përparësi të atyre që u ndëshkuan për qëllime politike.

Kukësi ka potenciale turistike më të jashtëzakonshme të vendit.

Kurse Edi Rama paketat e maleve i jep në Maminas, i jep në fshatrat që janë gjithsej 30-60 metra mbi nivelin e detit.

Ndërsa rrafshnaltat e maleve të Kukësit, injorohen sikur nuk janë. Kukësi ka potenciale të tjera shumë të mëdha të cilat ne do të bëjmë gjithçka që ti kthejmë në të mira për qytetarët shqiptarë.

(Kosova Sot Online)