Vdes një person si pasojë e zjarrit në Skenderaj
Një person ka vdekur në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Vdekja e viktimës dyshohet se ka ardhur si pasojë e një zjarri.
Lidhur me rastin, është deklaruar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
‘’Me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë’’, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)
