Sherri mes dy grave përfundon me thikë, plagoset edhe burri

  • A.P /
  • 08 April 2026 - 11:15
Sherri mes dy grave përfundon me thikë, plagoset edhe burri

Një incident i rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një mosmarrëveshje mes dy grave ka eskaluar në përdorim të armës së ftohtë.

Sipas burimeve, gjatë konfliktit, njëra nga gratë ka marrë një thikë për të sulmuar tjetrën, por në përpjekje për të ndërhyrë dhe për t’i ndarë, burri i njërës prej tyre ka përfunduar i plagosur.

I njëjti ka marrë lëndime në bark nga thika dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende në detaje.

Rrethanat e plota të ngjarjes janë duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.

(Kosova Sot Online)