Kurti: Ne punojmë për të gjithë qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar veriun e Mitrovicës për të marrë pjesë në përurimin e objektit të Administratës Tatimore të Kosovës.
Në fjalimin e tij, Kurti theksoi se institucionet e vendit funksionojnë për të gjithë qytetarët pa dallim dhe se qeveria po punon për barazi dhe sundim të ligjit.
“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Unë nuk jam mbi ligjin. Koha para qeverisë sonë nuk ka qenë normale. Nuk them se tani është gjithçka normale, por them se gjithçka po normalizohet. Kjo sepse ligji nuk është ai që e ndan shoqërinë në ata që nuk janë të mbrojtur dhe në ata që askush nuk guxon t’i prek. Mirëpo e bashkon shoqërinë me bashkim dhe barazi. Nuk mund ta jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit: policia e Kosovës, e tani edhe administrata tatimore, nuk u shërben të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, deklaroi kryeministri.
(Kosova Sot Online)
