Ka ndërruar jetë gazetarja Shukran Nobërdali

  • A.P /
  • 08 April 2026 - 15:15
Ka ndërruar jetë gazetarja Shukran Nobërdali

Është ndarë nga jeta gazetarja shumëvjeçare Shukran Nobërdali-Qyqalla.

E ndjera ndërroi jetë sot, duke lënë pas një kontribut të çmuar në gazetarinë kosovare dhe në transmetuesin publik.

Shukran Nobërdali-Qyqalla ishte pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999, ku për vite me radhë ishte e angazhuar në redaksinë informative si gazetare. Ajo njihej gjithashtu si autore dhe udhëheqëse e emisionit shëndetësor “Medika”, të cilin e realizoi me përkushtim për më shumë se dy dekada.

Kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj e vlerësojnë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm në informimin publik.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Nobërdali-Qyqalla, si dhe gjithë kolegëve dhe miqve të të ndjerës.

Varrimi i saj bëhet nesër (e enjte) në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Dragodan në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)