Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell

  • A.P /
  • 09 April 2026 - 07:14
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e para të mëngjesit, më pas menjëherë pritet shtim i vranësirave, ku më vonë gjatë pasdites pritet të tërhiqen.

Era do të fryjë nga veriu dhe perëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-49 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C. 

(Kosova Sot Online)