Zbulohen mbi 900 euro monedha të falsifikuara
Një sasi e konsiderueshme e monedhave të dyshuara të falsifikuara është zbuluar nga BQK në Prishtinë.
Pas kësaj, rasti është raportuar më 8 prill 2026, rreth orës 10:00, në Stacionin Policor Qendra, nga një përfaqësues i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ka njoftuar se gjatë procesimit me makina verifikuese janë identifikuar 855 monedha metalike të dyshuara si të falsifikuara.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për: 108 monedha prej 2 euro, 747 monedha prej 1 euro me një vlerë totale prej 963 euro, të cilat dyshohet se janë depozituar nga ProCredit Bank.
Monedhat janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa në konsultim me Prokurorin e Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Falsifikim i parasë”.
Hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar burimin dhe rrjetin e mundshëm të shpërndarjes së këtyre monedhave.
(Kosova Sot Online)
