Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi

  • A.P /
  • 09 April 2026 - 11:05
Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi

Policia e Kosovës, në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar se, në një shtëpi në Rahovec, është gjetur një mjet i pashpërthyer.

Në raport theksohet se, në vendngjarje ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që e kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar pa incidente.

‘’GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Rahovec / 08.04.2026 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë punimeve në një shtëpi, ka has në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që e kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar pa incidente’’, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)