MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot

  • A.P /
  • 09 April 2026 - 11:00
MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan të derivateve për ditën e sotme në Kosovë.  

Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme është 1.91 euro, për benzinë 1.47 euro, teksa për gaz 0.82 euro.

Dje çmimi tavan për naftën ishte 1.89.

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm dhe tregjet financiare mbeten të paqëndrueshme, ndërsa shqetësimet rriten nëse armëpushimi SHBA-Iran do të respektohet dhe nëse rruga e rëndësishme e transportit detar Ngushtica e Hormuzit do të hapet.

Pasi ra të mërkurën menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me 2.7% të enjten në 97.23 dollarë për fuçi.

(Kosova Sot Online)