INTERPOL arreston një shqiptar të kërkuar për një vrasje
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Pereira të Kolumbisë pasi ishte në kërkim për një vrasje që nga viti 2022.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Florind Rama, i cili ishte në kërkim nga INTERPOL, u arrestua për një vrasje që ndodhi në Marbella të Spanjës.
Sakaq, autoritetet kolumbiane po hetojnë lidhjet e shqiptarit me trafikantët kolumbianë të drogës në rajonin ku ai u arrestua.
(Kosova Sot Online)
