Davkova kundër shqipes në provimin e Jurisprudencës

  • A.P /
  • 13 April 2026 - 07:35
Davkova kundër shqipes në provimin e Jurisprudencës

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk i ka dhënë përkrahje studentëve, por ka shprehur rezerva lidhur me iniciativën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar se në të drejtën është thelbësore saktësia e gjuhës dhe qartësia e shprehjes

Duke folur për këtë temë, ajo theksoi se do të përmbahet nga një qëndrim përfundimtar, por paralajmëroi se gjuha juridike ka një peshë të veçantë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e vendimeve gjyqësore.

“Në të drejtën ekziston nocioni i gjuhës juridike. Të rëndësishme janë saktësia dhe qartësia, sepse nga kjo varet cilësia e vendimit. Është shumë e pazakontë që në nivel kombëtar, në procedurat gjyqësore, të jenë në përdorim disa gjuhë”, theksoi Siljanovska-Davkova në tv21, e cila është e njohur edhe si profesoreshë universitar në Fakultetin Juridik në Universitetin “Kiril dhe Metodi” në Shkup.

(Kosova Sot Online)