Zyrtari iranian paralajmëron SHBA-në: Së shpejti...

  • A.P /
  • 13 April 2026 - 12:15
Zyrtari iranian paralajmëron SHBA-në: Së shpejti...

Kryetari i delegacionit iranian që u takua me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance gjatë fundjavës ka thënë se amerikanët së shpejti do të jenë nostalgjikë për kohën kur benzina kushtonte 4 dollarë, shkruan CNN.

“Shijoni çmimet aktuale në pompë”, ka shkruar të hënën në platformën X kryetari i parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf.

“Me të ashtuquajturin ‘bllokadë’, së shpejti do të jeni nostalgjikë për benzinën 4–5 dollarë”, ka shtuar ai.

Ghalibaf ka bashkangjitur një pamje të çmimeve të karburantit në Washington DC, së bashku me kërkimin “gas station near White House”.

Ai gjithashtu ka përfshirë një ekuacion matematik që sugjeron se rritja e çmimeve do të ishte një rritje e përbërë dhe jo-lineare.

Çmimi mesatar kombëtar në SHBA për benzinën e rregullt është rreth 4.12 dollarë për gallon deri më 12 prill 2026, sipas American Automobile Association.

(Kosova Sot Online)