Von der Leyen: Nuk ka stabilitet në Lindjen e Mesme

  • A.P /
  • 13 April 2026 - 14:30
Von der Leyen: Nuk ka stabilitet në Lindjen e Mesme

Nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik për sa kohë që Libani është “në flakë”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Një mësim kyç i javëve të fundit është se siguria është e pandashme. Nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik ndërsa Libani është në flakë. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë sovranitetin e Libanit dhe të zbatojnë një ndërprerje të plotë të armiqësive,” tha von der Leyen në një konferencë për shtyp.

Duke falënderuar Pakistanin për rolin e tij “të rëndësishëm” në ndërmjetësimin e bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit gjatë fundjavës, ajo paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme në Liban “rrezikojnë të prishin gjithë procesin”.

Liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit është me “rëndësi thelbësore”, tha ajo, duke tërhequr vëmendjen për ndikimin ekonomik të luftës.

“Që nga fillimi i konfliktit, 44 ditë më parë, fatura jonë për importet e lëndëve fosile është rritur me mbi 22 miliardë euro. 44 ditë, 22 miliardë euro, asnjë molekulë energjie më shumë,” tha ajo.

(Kosova Sot Online)