Ilija Dimovski: Zaevi vulosi sulmet ndaj policisë

  • 20 April 2016 - 18:11
Ilija Dimovski: Zaevi vulosi sulmet ndaj policisë

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj kushteve të Zoran Zaevit për të marrë pjesë në takimin e liderëve në Vjenë. Përmes Ilija Dimovskit, VMRO-DPMNE-ja thotë se këto kushte tregojnë më së miri se sa kujdeset Zaevi për të ardhmen e Maqedonisë,

Sipas tij, lideri i opozitës ka marrë një vendim shkatërrues dhe kjo tregon se ai nuk kujdeset aspak për stabilitetin në vend dhe për shqetësimin që e fut në mes të qytetarëve, raporton telegrafi

Më tej, në koferencën për shtyp, Dimovski tha se me këto kushte, Zaevi vulosi sulmet ndaj policisë, demolimet e përmendoreve, djegjen dhe rënimin e institucioneve, si edhe vulosi të gjitha aktet vandale që i rrezikuan qytetarët e vendit.

(Kosova Sot)