Çfarë duhet të kërkojmë nga Babadimri?
Ne i kemi dëgjuar të gjitha përrallat. Fëmijët në të gjithë botën dërgojnë letra në adresën e Babadimrit në Polin e Veriut për ta pyetur për dhurata në shkëmbim të sjelljeve të mira.
Në letra adresa ka shumë rëndësi, nuk mund të shkruhet vetëm për Babadimrin, por adresën e saktë të tij.
Në letër, ju fëmijë të dashur mund të shkruani për të gjitha dëshirat tuaja.
Për fëmijët që janë treguar të mbarë, Babadimri ka shpërblim, kurse për ata fëmijë që janë treguar më shumë problematik, Babadimri do t’i këshillojë se si t’i bëjnë të lumtur dhe krenar prindërit e tyre.
(Kosova Sot)
