Organet pa të cilat mund të jetojmë
Trupi i njeriut është një koleksion kompleks i organeve dhe sistemeve që funksionojnë në harmoni me njëri-tjetrin dhe na mbajnë gjallë dhe të shëndoshë.,
Disa organe, si zemra, janë esenciale për jetën e njeriut. Mirëpo, njerëzit mund të jetojnë pa disa organe tjera, përkundër faktit që ato kanë funksione të rëndësishme. Njëri nga organet pa të cilat mund të jetojmë është mushkëria, pasi që njerëzit i kanë dy sosh dhe ndonëse është më e vështirë jeta me një mushkëri, ajo është e mundur.
Organet tjera pa të cilat njerëzit mund të jetojnë janë: veshka (njëra), shpretka, organet riprodhuese, lukthi, zorra e trashë dhe zorra qorre. Natyrisht, të gjitha këto organe janë të rëndësishme për shëndetin e një personi, megjithatë jeta mund të vazhdojë edhe pa to.
(Kosova Sot)